Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialisti i otorinolaringologjisë, Ilir Ilazi.
SHSKUK njofton se i ndjeri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të madh pranuam lajmin për vdekjen e specialistit të otorinolaringologjisë, dr. Ilir Ilazi.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ngushëllon familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve.
Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra.
