Burim Krasniqi kritikon krerët aktualë të Rahovecit për neglizhencë

Kosova

Burim Krasniqi kritikon krerët aktualë të Rahovecit për neglizhencë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:07
Burim Krasniqi

Kandidati i LDK-së për të parin e Rahovecit, Burim Krasniqi duket se e ka marrë seriozisht garën për të parin e kryeqendrës së bujqësisë në vend.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar qasjen e organeve aktuale komunale për neglizhencë, e në shembullin që e mori, për lënien në gjysmë të rrugëve të lagjeve, me qëllim të vetëm që t’i përfundojnë pak kohë para zgjedhjeve.

Por, sipas tij, qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe do t’i ndëshkojnë ata që llogarisin këtë metodë për përfitim të votave.

Postimi i plotë:

Kështu është kur banorët e lagjeve të Rahovecit shihen si votë për të fituar, e jo burime njerëzore për t'u shfrytëzuar.

6 muaj punime imagjinare, 6 muaj mosinteresim e zhagitje. Por, organet komunale mos të harrojnë, kanë vetëm 6% shanse që të fitojnë sërish besimin e qytetarëve të lagjes "Ali Hasku" dhe jo vetëm.

Burim Krasniqi

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat