Prej tash mund të informoheni në kohë reale në lidhje me vaksinimet në Kosovë

Kosova

Prej tash mund të informoheni në kohë reale në lidhje me vaksinimet në Kosovë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë të hënën ka publikuar panelin me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19 në web faqen e saj.

Sipas kësaj ministrie ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

“Atë mund ta gjeni lehtë në web faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

“Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19”, ka thënë kjo ministri.

KËTU gjeni linkun ku mund të informoheni në kohë reale për vaksinimet në vend.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat