Që nga mëngjesi, komuna e Lipjanit u përballë me mungesë të rrjetit, ku të gjitha shërbimet mbetën jashtë funksionit.
Kjo bëri që banorët e kësaj komune të mos munden t’i kryejnë procedurat e nevojshme.
Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Lipjan, Diamant Bytyqi, tregoi se kjo nuk është në kompetencën e komunës dhe se mbikëqyret nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.
Ndërkaq, sipas ASHI-së kjo mbetet përgjegjësi e Telekomit.