Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, salla 914, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi ndaj situatave emergjente: Vërshimet”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon debatin publik lidhur me projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 13:00)

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave 1.1, 1.2, 1.3 të Pakos për Ringjallje Ekonomike. (Salla e konferencave, kati I, zyra qendrore e ATK-së, ora 10:30)

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë do të protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek mbajnë konferencë për media. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

Komuna e Obiliqit, në shënimin e Ditëve të Diasporës, nën përkujdesjen e kryetarit Xhafer Gashi, nën organizimin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatorin e #Ndriçofest-LOF (Lights of the Future) organizojnë edicionin e dytë, me koncertin “Faleminderit bashkatdhetarë”. (Sheshi i qytetit “Dëshmorët e Kombit”, Obiliq, ora 18:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat