Java fillon me mot shumë të nxehtë e kryesisht me diell. Me mundësi për riga lokale shiu nga viset malore. Në pjesën e dytë të javë temperaturat në rënie të lehtë.
10.08 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë, përreth viseve malore me mundësi për rrebesh shiu e bubullima.
11.08 - Mbetet nxehtë, me diell e vransira, e vonë pasdite, priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.08 - Kryesisht me diell dhe nxehtë.
13.08 - Mbetet nxehtë, e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 19C, e maksimalet nga 35C, deri ditën e premte zbresin në 30C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies rreth vlerave normale.