Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga kjo komunë.
Deri tani në këtë komunë janë regjistruar 1 mijë e 173 raste të infektuara me këtë virus, ndërsa 52 persona kanë vdekur si pasojë e tij.
“Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, duke u bazuar në rezultatet e testeve laboratorike. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19, janë regjistruar 1173 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 48 raste”, thuhet nga kjo komunë.