Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, AstraZeneca.
Kryetari Gashi, ka falënderuar dhe ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të QKMF-së: “Falënderoj, personelin shëndetësorë të QKMF-së, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e madh në vaksinimin e qytetarëve duke qenë shembull në menaxhimin e kësaj situate!” ka thënë kryetari Gashi.
Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të imunizohen ndaj këtij virusi duke shprehur se: “kjo është mënyra e vetme që përfundimisht të dalim fitues në këtë betejë!”
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, mora dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.
Falënderoj, personelin shëndetësorë të QKMF-së, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e madh në vaksinimin e qytetarëve duke qenë shembull në menaxhimin e kësaj situate!
Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve që të përfshihen në procesin e vaksinimit sepse kjo është mënyra e vetme që përfundimisht të dalim fitues në këtë betejë!
Xhafer Gashi”