Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për qasjen e tij ndaj situatës epidemiologjike.
Bislimi ka thënë se edhe përkundër rritjës së rasteve pozitive me Covid-19, nuk është marrë asnjë fushatë për vaksinim.
Postimi i plotë:
Kurrfar fushate për vaksinim,
Kurrfar organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen,
Mbi 500 raste pozitive çdo ditë,
Vdekje të përditshme nga Covid-19,
Ngulfatje e sistemit shëndetësor dhe rritje e intensitetit të punës,
Ndalja e shtesave në paga për punëtorët shëndetësor,
Mos vazhdimi i kontratave për stafin mbështetës,
Injorim total dhe shpërfillje absolute ndaj nevojave të stafit shëndetësor etj, etj, etj…
I shokuar me këtë qasje të kësaj qeverie ndaj shëndetësisë dhe misionarëve të saj,
Edhe më i shokuar me qasjen e vet ministrit ndaj kolegëve të tij!