Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore

Kosova

Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vitisë, po vazhdon me rivitalizimin e shkollave në këtë komunë dhe atë në kuadër të planit të veprimit për përgatitjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar punimet në rivitalizimin Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “ Hasan Aliu” në Remnik të Vitisë.

Ai tha se në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie po bëhen edhe rivitalizime në shkollat e tjera ku është paraqitur nevoja.

Duke theksuar se ata po bëjnë përgatitjet finale për kthimin e nxënësve në bankat shkollore dhe atë në kushte sa më të mira për ta dhe personelin arsimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat