Lladrovci: Ajazit ia ndalova punët e këqija në Drenas

Kosova

Lladrovci: Ajazit ia ndalova punët e këqija në Drenas

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:37
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, që është sërish kandidat për kryetar, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai nominimin nga PDK për të qenë kandidat e ka marrë në kohen kur Kadri Veseli ka qenë kryetar i partisë. 

“Prej kohësh jam kandidat, por një pjesë e kryesisë së partisë janë kundër meje, sepse unë ua kam prerë rrënjet e keqbërjes në Drenas”, ka thënë Lladrovci.

Sipas tij Driton Ajazi nuk ka gjasa as minimale për të fituar në Drenas.

Lladrovci ka deklaruar se Ajazi nuk meriton të trajtohet seriozisht sepse, atij dhe të tjerëve rreth tij ua ka ndal punët e jashtëligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat