Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar në dalje të pikave kufitare, tani kur mërgimtarët po lënë Kosovën për të shkuar në vendet ku veprojnë dhe punojnë.
Kësisoj, në Merdare pritjet janë deri në pesë orë e gjysme.
Aty janë krijuar kolona deri në 2 kilometra në dalje.
Situatë dukshëm më e mirë është tek Dheu i Bardhë, teksa pritjet aty janë deri në një orë e 10 minuta.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare situata është stabile teksa pritjet janë disa minutëshe.