Haliti dhe kryesuesi Pira pritën në takim Famullitarin, Dom Ndue Gjergji nga Miçigani i SHBA-së

Kosova

Haliti dhe kryesuesi Pira pritën në takim Famullitarin, Dom Ndue Gjergji nga Miçigani i SHBA-së

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:31
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë pritur sot në Dom Ndue Gjergjin, famullitar i kishës katolike, Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së).

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për komunitetin shqiptar në Amerikë konkretisht për organizimin e tyre kombëtare, bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike.

Po ashtu,  kanë folur për kontributin e shqiptarëve të Amerikës për proceset e ndryshme të Kosovës para, gjatë dhe pasluftës.

Përndryshe famullitari Dom Ndue Gjergji është edhe vëlla i Dom Lush Gjergjit dhe ata janë me prejardhje nga komuna e Vitisë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat