Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së analistit politik, Ramush Tahiri.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se është prekur me vdekjen e tij, ndërsa do ta kujtojë si një profesionist që i shërbeu vendit të tij.
Postimi i tij i plotë:
U preka thellësisht nga vdekja e hershme e politologut, atdhetarit dhe njeriut të mirë të Kosovës, Ramush Tahiri. Në kujtesën tonë, ai do të mbetet si një profesionist që i shërbeu me nder gjithë jetën vendit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Kujtojmë se Tahiri pas vetes la bashkëshorten, Linditën, dhe dy djemtë, Kreshnikun dhe Valdrinin.