Të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IKSHPK-ja apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00).
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.