Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka qëndruar në komunën e Vitisë ku ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Bekim Azizi.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Azizi ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët.
Postimi i Krasniqit:
Komuna e Vitisë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët.
Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat sepse Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë.