Shpejtim Bulliqi nga VV do të jetë përsëri kandidat për Podujevën.
Këtë e bëri të ditur vet kryetari i cili tha në këtë garë zgjedhore do të hyjë me listen fituese që përbëhet prej njerëzve më të devotshëm, më profesionistë dhe më të ndershëm të Podujevës.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë të Podujevës, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes
Sot jam zyrtarizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Podujevë, si kandidat për kryetar komune. Nga zemra i falënderoj të gjithë aktivistët, anëtarët e Lëvizjes dhe qytetarët e Llapit, që kanë ofruar mbështetjen dhe besimin e plotë ndaj meje në këta 8 muaj qeverisje.
Kështu të unifikuar e të bashkuar, vazhdojmë në garen zgjedhore me 17 tetor, të bindur për fitore e suksese të radhës. Ky besim dhe kjo gatishmëri e aktivistëve dhe qytetarëve të Podujevës për të vazhduar bashkë, më shton përgjegjësinë dhe më obligon për punë dhe angazhim më të madh për ndryshimet që i duhen Komunës sonë.
Në këtë garë zgjedhore do të hyjmë me listen fituese që përbëhet prej njerëzve më të devotshëm, më profesionistë dhe më të ndershëm të Podujevës. Ne do të kërkojmë votën tuaj ballë hapur e krenar, sepse kemi qeverisur me duar të pastërta e po kërkojmë votën tuaj për mandatin e plotë, për t'ju shërbyer me nder dhe me përkushtim.
Andaj të dashur qytetarë, nuk kemi kohë për kthim prapa, e ardhmja i përket rinisë dhe njerëzve punëtorë të Llapit, mbi këtë bazë e ardhmja jonë është e përbashkët. Me bindje të thellë në sukses e me zemrën plot vullnet, unë zgjas dorën e bashkëpunimit me secilen qytetare e secilin qytetar pa dallim, të bashkojmë energjinë dhe potencialin, me vizion të qartë zhvillimor për komunën tonë.
Si kryetar i juaji ju ftoj të na bashkoheni në këtë rrugëtim të përbashkët që qytetit t'ia kthejmë krenarinë dhe fshatrave tona t'i japim jetë e mirëqenie të merituar. Bashkë do ta bëjmë Llapin tonë vend të jetueshëm e me prosperitet.
Na priftë e mbara!
Bashkë fitojmë!
VETËVENDOSJE!