Qendra e Vetëvendosjes në Malishevë është përcaktuar sot për Alban Krasniqin, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës.
Deri tek vendimi sipas njoftimeve ka ardhur pas procesit të brendshëm zgjedhor nga delegatët e Këshillit Qendror të Qendrës së Vetëvendosjes në Malishevë.
Kjo është bërë e ditur në orët e mbrëmjes nga vetë partia.
VV ka njoftuar sot kandidatët për disa nga komunat.