Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka preznatiar kandidatin për kryetari të Malishevës.
Ai është Isni Kilaj, me të cilin qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja.
Postimi në Facebook:
Komuna e Malishevës ka nevojë për vizion të ri qeverisës. Ka nevojë për energji të reja në qeverisje.
Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë.
Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja.
Me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës.