Vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës u zhvillua në të gjitha burgjet e Kosovës, këtë të hënë.
Imunizimit iu nënshtruan edhe të rinjtë e Qendrës Korrektuese në Lipjan të cilët u shprehën të lumtur për mundësinë dhe komoditetin që e patën gjatë kryerjes së këtij procesi.
Sipas mjekëve që u trajnuan enkas për këtë punë, vaksinimi u zhvillua pa asnjë telash, derisa siç u tha arritja e qëllimit u bë edhe falë fushatës vetëdijësuese tek të burgosurit.
Në krah u injektuan edhe gratë e burgosura, veçse 4 prej 36 sa janë gjithsej refuzuan marrjen e vaksinës pavarësisht kushteve të vëna.