Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka prezantuar sot kandidatin e kësaj partie për të parin e Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, duke thënë se ai dhe kandidatët për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune.
“Me besimin që do të marrë më 17 tetor, Rrahim Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, me vizionin e tij zhvillimor gjithëpërfshirës të komunës së Fushë Kosovës, sepse Rrahimi e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe për to ofron zgjidhje”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja.
Kandidati i PDK-së për kryetar të ardhshëm të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune.
Me besimin që do të marr më 17 tetor, Rrahim Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, me vizionin e tij zhvillimor gjithëpërfshirës të komunës së Fushë Kosovës, sepse Rrahimi e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe për to ofron zgjidhje.