Java fillimisht shumë e nxehtë. Nga e mërkura rënie e temperaturave, me mundësi për shi.
17.08 - Mbetet shumë nxehtë. Me diell e vransira, e pasdite vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
18.08 - Më freskët. Paradite me kthjellime. Ditën vransirat shtohen, e vende-vende me mundësi për rrebeshe me bubullima.
19.08 - Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën jo aq nxehtë dhe kryesisht me diell.
20.08 - Më nxehtë, e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 18C, e maksimalet zbresin nga 35C në fillim të javës, deri në 27C e 28C nga mesi i javës.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga mbrëmja e së martës nga veriu e verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies.