Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, krahas shumë aktiviteteve në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollimin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, sot në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Shtime me iniciativë të stacionit Policor- Shtime i përkrahur edhe nga organet përkatëse komunale është mbajtur takimi me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve urbane.
Prezent në takim ishin edhe nënkryetari i komunës z.Rrahaman Jakupi , Drejtori i Shëndetësisë z. Musa Baftiu si dhe përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të komunës së Shtimes.
Temë e diskutimit ishte sensibilizimi i qytetarëve për masat e dala nga vendimi i datës 12.08.2021 me Nr.01/25 Qeverisë së Republikës së Kosovës .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të masave të parapara nga Qeveria e vendit të cilat u morën në të mirë të shëndetit publik. Në të kundërtën policia obligohet të veprojmë conform ligjit dhe zbatimit vendimit të Qeverisë së vendit.