Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot strukturën e LDK-së në Podujevë dhe kandidatin për kretar Ekrem Hysenin.
Në takim u diskutua për organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Postimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë.
Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.
Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin.