Kulmi i një ndërtese kolektive është [përfshirë nga zjarri në Rahovec.
Sipas pamjeve duket se i gjithë kulmi i ndërtesës është duke u djegur.
RahovecPress, një faqe lokale atje ka publikuar pamje, ndërkaq thonë se aty po intervenojnë zjarrfikësit e Gjakovës.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin.