Situata me COVID-19 në Kosovë është rënduar goxha shumë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes dhe 2 mijë e 236 raste pozitive.
E rritjen e rasteve e ka komentuar mikrobiologu i njohur Lul Raka.
Raka tha se varianti “Delta” i koronavirusit është shumë më i përhapur sesa variantet e kaluara.
Ai theksoi se “Delta” përhapet 1 mijë herë më shpejt tek njerëzit.
“Kemi të bëjmë me një variant i cili është shumë më i transmetueshëm dhe i cili ka qarkulluar nepër shumë shtete të Evropës disa javë më herët dhe është pritur se do të vjen edhe në Kosovë”.
“Varianti “Delta” është më i transmetueshmi deri më sot. Përqendrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person”.
“Pra, përqendrimi është 1000 herë në rrugët e frymëmarrjes dhe të gojës të cilët janë rrugët kryesore të transmetimit.Kjo i bie se në qoftë se ka 1 mijë herë virus aq mundësi është për t’u përhapur. P.sh nëse me variantin e vjetër virusin e ke shpërndarë në tre persona me variantin “Delta” mund ta përhapësh deri në gjashtë persona ose edhe më shumë”.