Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar 98 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19.
Sipas njoftimit, 73 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv.
“14 pacientë të konfirmuar negativ, 11 pacientë të pakonfirmuar, 50 pacientë me oksigjeno terapi, 4 pacient në CPAP maskë, 2 pacientë në respirator.
Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, andaj vaksinohuni”, thuhet në njoftim.