Nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.