Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët me mundësi për reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather.
21.08 – Në mëngjes vransira të shpërndara, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore. Ditën intervale më të gjata me diell.
22.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite me vransira të pakta.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Mbetet nxehtë, e ditën edhe me vransira kalimtare.
25.08 – Vransira e diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 32C të hënën e të martën, e më pas në rënie.
Era do të fryjë nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s. Nga e hëna prej krahut jugor 2-9m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë mbetet lartë mbi vlera normale, më pas në rënie.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/21/auto_de.s.1629523380.jpg)