Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në qytete të ndryshme të Kosovës pas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Policia sonte është parë edhe në Podujevë.
Ku sipas një qytetari i cili ka dërguar edhe një video, kontrollet po bëhen dhe po shqiptohen gjoba për mosmbajtje të maskës.
Përndryshe, edhe në raportet e policisë, shihet se gjobat për mosrespektim të masave për çdo ditë arrin afër 1000.