Kandidati i AAK’së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka mbajtur takim me listën zgjedhore me të cilën do të kandidojë në këtë komunë.
Tahiri, një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shpalosin platformën zhvillimore për qeverisjen e Podujevës.
“Pas takimit koordinues me #SuperListen, ku diskutuam agjendën dhe plaftormën, në një kafe të përbashkët. Ditët në vijim, vazhdojmë me shpalosjen e platformës zhvillimore për Podujevën 2025; dhe takimet me qytetarë, grupe përfaqësuese. Program për çdo lagje, fshat e zonë; secili sektor komunal në shërbim të zhvillimit”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Tahiri, në listën e përgatitur zgjedhore, ka thënë se 80 për qind e atyre që kërkojnë votën janë të rinj dhe prej tyre 50 për qind janë gra.