​Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës profesionale në Kamenicë

Kosova

​Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës profesionale në Kamenicë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:05
Kamenicë

Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Kamenicë, e cila arrinë vlerën mbi 410 mijë euro.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se projektet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar, dhe puna nuk do të ndalet.

“Ëork in progress. Mirëmëngjesi me këto pamje nga Shkolla Profesionale në Kamenicë, e cila ka vlerën prej mbi 410 mijë euro.Vazhdojmë me punë”, tha ai.

Sipas një njoftimi të komunës, realizimi i këtij projekti u mundësua nga Organizata “Qëndresa Kosovare” përmes donatorit nga Kuvajti, si dhe Komunës së Kamenicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat