Me gjithë situatën e rënduar me pandemi të gjithë mekanizmat janë duke vepruar në parandalim

Kosova

Me gjithë situatën e rënduar me pandemi të gjithë mekanizmat janë duke vepruar në parandalim

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:06
Pamje nga takimi

Shtabi Emergjent Komunal në Malishevës, sot nën drejtimin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur takimin e radhës, ku është vlerësuar situata me covid-19, e cila u vlerësua si mjaftë e rënduar. Në këtë takim ku morën pjesë edhe përgjegjësit e Policisë dhe të QKMF-së, si dhe drejtorët e drejtorive përgjegjëse komunale, u tha se masat anticovid duhet të respektohen nga të gjithë, dhe se në ditët në vijim, të gjitha organet përgjegjëse do të jenë edhe më aktive për zbatimin e masave.

Përndryshe, procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, edhe pse kërkesat janë të mëdha për t’u vaksinuar, e po ashtu edhe kërkesat për testime janë shumë të mëdha, për çka edhe laboratori i QKMF-së, ka kërkuar nga qytetarët, që paraprakisht të bëjnë termin për testim, pasi kërkesat aktuale janë të papërballueshme.

Përndryshe, në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona kanë vdekur nga covid-19, janë shëruar 22 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 62 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1809 raste, prej tyre 1161 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 594 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat