Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) mban forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" organizuar me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona, Milloshevë, ora 09:30-13:30)
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së do të pranohet donacioni në vlerë 65.000 dollarë nga Rotary Club Prishtina, ku përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Ora 11:00)
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Veriore Bojan Mariçiq do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 11:00)
Mbahet konferencë për media ku do të shpaloset programi i Hardh Fest që mbahet nga data 3 deri 5 shtator në Rahovec. (Rockuzinë, Arbëri, Prishtinë, nga ora 11:00)