Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

Kosova

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 09:15
Ilustrim

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot do të qëndrojë në Republikën e Kosovës, ku do të të takohet me homologen nga Kosova Albulena Haxhiu.

Në takim pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndihmë juridike në lëndë civile.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë që procedurat civile të jenë më efikase dhe më të shpejta, ndërkaq do të mundësojë komunikimin mes organeve kompetente të dy shteteve për përgjigje më të shpejtë nga të dy anët, paraprakisht pa kaluar procedurat në dy ministritë e drejtësisë”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat