Ardiana Qorraj është kandidate e PDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore.
“Ardiana Qorraj do ta bëj rikonstruktimin e qendrës së Deçanit dhe ndërtimin e rrugës transit, legalizimin e ndërtimeve dhe ndërtesave, veprime këto që rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit. Ardiana Qorraj, është kandidatja e katërt e PDK-së e propozuar për kryetare të komunës, në këto zgjedhje komunale. PDK si çdo herë, është prijetare në zbatimin e barazisë, duke kandiduar në katër komuna me kandidate gra.
Sepse, PDK motivon dhe përkrah gratë në marrjen e përgjegjësive institucionale. Sepse i beson forcës së gruas për të zbatuar ligjin.S epse gratë meritojnë më shumë besim dhe më shumë hapësirë”, ka shkruar ai.