Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se kandidate për kryetare të Deçanit do të jetë Ardiana Qorraj.
“Parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore”, ka thënë ai.
Postimi në Facebook:
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, zonja Ardiana Qorraj, një profesioniste e dëshmuar, është e përkushtuar fuqishëm për zhvillim të hovshëm, zbatimin e ligjit, gjasave dhe mundësive të barabarta në komunën e Deçanit.
Parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore.
Ardiana Qorraj do ta bëj rikonstruktimin e qendrës së Deçanit dhe ndërtimin e rrugës transit, legalizimin e ndërtimeve dhe ndërtesave, veprime këto që rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit.
Ardiana Qorraj, është kandidatja e katërt e PDK-së e propozuar për kryetare të komunës, në këto zgjedhje komunale.
PDK si çdo herë, është prijetare në zbatimin e barazisë, duke kandiduar në katër komuna me kandidate gra. Sepse, PDK motivon dhe përkrah gratë në marrjen e përgjegjësive institucionale. Sepse i beson forcës së gruas për të zbatuar ligjin.Sepse gratë meritojnë më shumë besim dhe më shumë hapësirë.