Sot ka vdekur njëri nga punëtorët e njohur nga Komuna e Skënderajt, Nuredini Hasani.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Sami Lushtaku përmes një postimi në facebook, duke vlerësuar figurën e Hasanit.
Postimi i plotë:
Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Nuredin Hasanit, punëtor i dalluar i komunës së Skenderajt, aktivist, burrë i urtë e i respektuar nga Prekazi.
Nura ishte njeri shumë i dashur. Ai gjithmonë në çdo bisedë ishte i hareshëm. Do ta kujtojmë gjithmonë për fisnikërinë e tij.
Ngushëllimet më të thella familjes, miqve e shoqërisë.
Pushoftë në paqe!
SL