Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar kandidatin e AAK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri.
Tahiri tha se me Veliajn u njohën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohës së studimeve, ndërsa tash kanë një dekadë bashkëpunim të përbashkët në detyra e cilësi të ndryshme.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se me të parin e Tiranës biseduan për projekte të kryeqytetit shqiptar, si ato të estetikës urbane, projektet e gjelbra e deri tek Pazari i ri i Tiranës.
“E po ashtu, e informova lidhur me garën në Podujevë, por edhe rreth Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025”, shkroi Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Tahiri më tej tha se si në Tiranë por edhe në Podujeve, është e rëndësihme që me vepra të vogla t’i heqin nga rruga pengesat e t’i japin më shumë mundësi jetës në këto dy qytete.