​Skenderaj do të bëhet me Qendrën për Persona me Nevoja të Veçanta

Kosova

​Skenderaj do të bëhet me Qendrën për Persona me Nevoja të Veçanta

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:21
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në takim drejtorin e shoqatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës për Personat me Nevoja të Veçanta në Skenderaj.

Me këtë rast, kryetari Jashari është shprehur i lumtur që po e jetëson premtimin për këtë projekt shumë të rëndësishëm i cili do të përfundojë brenda 3 muajve.

“Brenda 3 muajve personat me nevoja të veçanta të komunës sonë do të kenë qendrën e tyre rehabilituese me një objekt modern, me salla të rehabilitimit fizik, trajtimit psiko-social, trajnimit dhe përgatitjes së tyre profesionale për tregun e punës”, ka deklaruar Jashari.

Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, kryetari Jashari ka falënderuar shoqatën “Qëndresa Kosovare”, dhe drejtorin Cakaj për këtë donacion dhe donacionet tjera të ofruara për këtë komunë nga shteti i Katarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat