Sot Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sejnur Veshall, dhe alpinistja znj. Arineta Mula morën pjesë si panelistë në Kampin Ekologjik të organizuar nga grupi i fëmijëve Respect Our Rights (ROR).
Paneli pati për qëllim diskutimin e ideve dhe shqetësimeve të fëmijëve me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile mbi mjedisin dhe tokën.
Konkretisht grupi ROR kërkoi që të ketë bashkëpunim mes fëmijëve dhe institucioneve për adresimin e shqetësimeve të tyre.
Grupi ROR mbajti Kampin Ekologjik me mbështetje të organizatave Save the Children dhe Syri i Vizionit, me financim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar - SIDA.