Së fundi ka pasur protesta nga banorët e Komunës së Kamenicës, pasi në Majën Kikës/Komuna e Kamenicës, është ndërhy(tjetersim) në lokacionin ,,VARRI I USHTARIT TË PANJOHUR,,!.
Aty janë shtruar pllaka betoni në një hapësirë, afërsisht 20×20 metra ku qendron Varri Ushtarit te Panjohur, shqetësimi i banorëve ka të bëj se në lindje te varrit është vendosur mbajtësi prej hekuri për flamuj, ku qendron flamuri turk perkrah flamurit shtetëror dhe atij kombëtar. Banorët e kanë denoncuar rastin në stacionin më të afert të policisë, me që rast edhe janë njoftuar nga drejtoresha e administrates lokale se nuk ka kërkuar askush leje për renovimin e lapidarit te Ushtarit të panjohur!
Qytetarët janë revoltuar për nderhyrjet e shtetit turk në lokacionin VARRI I USHTARIT TE PANJOHUR,sipas tyre “ka shumë fakte historike që tregojnë se ushtria osmane iku tri vite para betejës së Kikes, paraprakisht i carmatosi banoret”, dëshmi se aty është varri i një shqiptari dhe jo një turku.
Me këtë rast banorët e Malësiss se Gollakut kërkojnë nga organet e rendit që të hiqt flamuri turk, ngase po tentohet që të tjetërsoeht historia e një ushtari jo turk.