Policia e Kosovës në Istog ka gjobitur një person, pasi i infektuar me COVID-19, kishte shkuar për vaksinim, duke mos u përmbajtur rregullave ligjore për mbyllje.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku zyrtarët policor në Qendrën e Vaksinimit në Istog, gjatë bisedës me të dyshuarin, kanë kuptuar se është i infektuar me COVID-19.
“Të njëjtit, nga ana e Policisë, i është shqiptuar fletë gjoba në shumën prej 500 eurove, sipas dispozitave të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës apelon tek te gjithë qytetaret që të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHP-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.