Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.