Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai thotë se me kryeministrin janë takuar për të diskutuar për bashkëpunimin Qeveri-Komunë në katër vitet e ardhshme.
Statusi i plotë i Kiqinës:
Me Kryeministrin jemi takuar edhe më parë. Si çdoherë modest, i hapur, konstruktiv e plot energji për sfidat e së ardhmes.
Përtej diskutimeve të përgjithshme, temë kryesore e takimit tonë ishte Komuna e Drenasit, më konkretisht bashkëpunimi Qeveri-Komunë në katër vitet e ardhshme.
Përveç zotimit për ta përkrahur Komunën e Drenasit, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, mora mbështetje të fuqishme në garën për të parin e Komunës, gjithnjë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Na priftë e mbara për Drenasin tonë!