Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti duke folur për projektin e renovimit të tërësishëm, fasadimin dhe izolimin e objekteve shumë banesore në Lipjan të financur nga populli amerikan, përmes fondit Sfidat e Mijëvjeçarit, ka thënë se komuna që drejton është zgjedhur si komuna e parë në nivel vendi për ta implementuar këtë projekt.
Sipas tij, ky projekt është i rëndësishëm sepse ka impakt në uljen e shpenzimeve dhe gjithsesi do të ngris standardin dhe mirëqenien e banorëve.
“Me mbështetjen e popullit amerikan që përmes fondit Sfidat e Mijëvjeçarit, financuan projektin e renovimit të tërësishëm, fasadimin dhe izolimin e objekteve shumë banesore në Lipjan.
Për qytetarët e Lipjanit është mbështetje e veçantë dhe e rëndësishme, ne kemi shprehur zotimin tonë për mirëmbajtjen e investimeve në këtë fushë së bashku me pronarët e banesave në ndërtesat që janë në këtë projekt të efiqiencës së energjisë. Komuna e Lipjanit është zgjedhur si komuna e parë në nivel vendi për ta implementuar këtë projekt”, thuhet në komunikatë.