Pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë dalë në terren, në Podujevë për të parë nga afër se sa po respektohen masat anti-Covid nga qytetarët e kësaj ane.
Nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja, me anë të së cilave është e obliguar maska medicinale edhe nëse ecën vetëm në rrugë.
Ndërkohë që orari ka ndryshuar edhe për gastronominë.
Lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshmia e vaksinimit, testi PCR i bërë në 72 orët e fundit, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë.