Ngushëllime për ndarjen nga jeta të veprimtarit mësuesit, patriotit dhe politikanit të devotshëm të çështjes kombëtare Kolë Berisha!
Ishte bashkëpunëtor i pandashëm i Dr.Ibrahim Rugovës, në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Në periudhën e pas luftës kishte disa poste të rëndësishme në jetën politike institucionale dhe parlamentare të Kosovës.
Ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ka qenë dhe mbetët politikani i vetëm në Kosovë, i cili refuzoi një dekoratë presidenciale i pakënaqur me rrjedhat politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë në periudhën e pasluftës.
U preftë në paqe në dheun e Kosovës, të cilën e deshi aq shumë dhe në çdo çast ishte i gatshëm për t'ia falë edhe jetën për lirinë e saj !
Qoftë i përjetshëm kujtimi për bacën Kolë Berisha, këtij atdhetari të madh dhe të paepur për liritë dhe të drejtat kombëtare dhe politike të popullit të tij shqiptar të Kosovës Martire!