Policia po vazhdon gjobitjen e atyre qytetarëve të cilët nuk e respektojnë ligjin antiCOVID-19.
Sipas statistikave të përgjithshme, në 24 orët e fundit janë dënuar 728 qytetarë për mosrespektim të këtij ligji.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 911 gjoba trafiku.
Gjithashtu, janë arrestuar 11 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje.