Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, duke folur për Forumin e Bledit ka thënë se tema për antarësimin në Bashkimin Evropian nën presidencën e Sllovenisë kanë filluar me një intenzitet tjetër dhe se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë janë me një frymë kur flitet për integrim në BE.
Hoxhaj tregoi se edhe pse ky forum nuk është formal, opinionet e liderëve ballkanik mund të shndërrohen në vendime të BE-së.
“Forumi është forum jo formal, por natyrisht që shfaqen në opinione të cilat mund të shndërrohet në vendime të Bashkimit Evropian”.
Hoxhaj shtoi se e ardhmja e BE-së do të varet se si do ta trajtojë Ballkanin Perëndimor.
“Tema kryesore që ka aktualisht BE është e ardhmja e BE-së dhe e ardhmja e BE-së varet shumë prej asaj se si BE-ja do ta trajtojë Ballkanin Perëndimorë dhe tema kryesore është se çfarë po ndodhë me procesin e zgjerimit a do të anëtarësohen këto vende me Bashkim Evropian a po shpërblehet puna e tyre apo nuk po shpërblehet puna e tyre”.
Hoxhaj merr pjesë në Forumin e Bledit që më shumë se një dekadë. Shumicën e kohës ishte në cilësinë e ministrit të jashtëm, mirëpo kësaj radhe ishte në cilësinë e deputetit.
Pjesë e panelit kanë qenë liderët e Ballkanit Perëndimor, por kësaj here kanë munguar përfaqësues nga Serbia.